Një takim i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Serbi me sekretarin amerikan të

Shtetit, AntonyBlinken, ka bërë të qartë se nëse nuk do të ketë njohje të Kosovës nga ana e presidentit

Aleksandër Vuçiçit, nuk do të ketë as Serbi nëEuropë. Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të

dobishëm për raportet me SHBA-në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit AntonyBlinken në

Uashington.Në një deklarim për media pas takimit me AntonyBlinken, kryeministri Kurti tha se Kosova

është një rrëfim suksesi.“Takimi ishte shumë i dobishëm për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Ne treguam se si Kosova është rrëfim suksesi, së pari i punës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta

ndalur gjenocidin në Kosovë dhe së dyti histori suksesi zhvillimi i demokracisë dhe ekonomisë. Shteti jo i

madh i Kosovës është shembull i madh se ekonomia dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë. Kërkuam

shtimin e investimeve amerikane në Kosovë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, ka thënë Kurti.

Ndërsa presidentja Osmani ka thënë se qëndrimi amerikan sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

është që ky proces të përfundojë me njohje reciproke, gjë e cila u konfirmua edhe gjatë takimit me

sekretarin Blinken.“Kosova nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Pa përkrahjen e SHBA-së

nuk kemi mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare. Kemi biseduar për mënyrën se si Kosova

fuqizohet në arenën ndërkombëtare. Diskutuam se sa e rëndësishme është që Kosova të jetë në NATO.

Diskutuam edhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në dialogun me Serbinë. SHBA si partner që

mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial gjithmonë, kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Sikurse

Biden, edhe Blinken kanë qenë të qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë

Osmani. Takimi ndërmjet sekretarit amerikan AntonyBlinken me presidenten Vjosa Osmani dhe

kryeministrin Albin Kurti është i pari i këtij formati në Departamentin e Shtetit.

Reagimi i Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, AntonyBlinken shkroi një deklaratë për takimin që e pati me presidenten e

Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

Blinken përmes Tëitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës

si dhe dialogun me Serbinë.“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e

Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi

të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për

Ukrainën”, shkroi Blinken.Po ashtu, në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan kanë lëshuar

një njoftim të shkurtër pas takimit në Ëashington, të Sekretarit AntonyBlinken me krerët e shtetit të

Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.Sipas njoftimit, Blinken ka falënderuar

Kosovën për pritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.Gjithashtu tregohet se në takim

është folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja e i cili duhet ta ketë njohjen

reciproke në qendër.“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa

Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e

qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen

e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar

nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke,

në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.“Mirëdita të gjithëve. Zonja

Presidente, Kryeministër, e mrekullueshme të ju kemi të dyve këtu në Departamentin e Shtetit dhe në

Shtetet e Bashkuara. Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se siç e

dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju

dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta për të dy”, thotë Blinken.

Nga Blegina Bajrami

Gazeta Sot