Pagesat për inceneratorin inekzistent vazhdojnë. – SPAK i bllokoi llogaritë bankare Ahmetajt.
2 Shkurt 2024
Pas intervistës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt mbrëmjen e së enjtes, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshën i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka theksuar se pagesat për inceneratorin inekzistent akoma vazhdojnë.
Postimi i plotë i Blushit:
“Drejtësia e Re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!”