“Paguhen nga Moska e Beogradi.” – Ngjela: Pse flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, apo laro të tjerë që i ka përbuzur historia?
“Paguhen nga Moska e Beogradi.” – Ngjela: Pse flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, apo laro të tjerë që i ka përbuzur historia?
15, shtator 2020
Spartak Ngjela mendon se “korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi”.
“Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka vdekur. Në Tiranë, e sidomos në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar. Sot, shqiptarizmi po progreson përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi” – shkruan Ngjela.
Ai shton se njerëz të tillë nuk dinë të arsyetojnë politikisht, se janë me nivel të ulët inteligjence.
“Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre. Shikojini me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia.
Flasin kundër Ismail Qamilit me broçkulla që nuk kanë lidhje me heroikën e pavarsisë së Shqipërisë, se i mërzit akti i pavarsisë. Godasin Luigj Gurakuqin dhe Fan Nolin me budallallëqe që nuk kanë lidhje me veprën e tyre, kur këta janë vetë historia perëndimore dhe evropiane e Shqipërisë moderne.
Shkurt, janë të drejtuar nga pagatorët që të godasin vlerat e mëdha të patriotizmit shqiptar, dhe vlerat e mëdha të kulturës shqiptare.
Edhe për Gjergj Kastriotin, te vlera e tij ku mbështetet shqiptarizmi si doktrinë, atë duan të godasin me përrallat e tyre, por edhe te fama e tij gjithëperëndimore e kanë hallin. Në fakt, fama gjithëperëndimore e Skënderbeut është halli i pagatorëve rusë apo serbë, dhe jo vetëm halli i mllefit të tyre antishqiptar” – shkruan avokati i njohur për qëndrimet e forta publike.
Por ai shton se koha ka ndryshuar.
“Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia. Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen.
Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare” – shkruan Ngjela.
Gazeta Dita