Pak ditë nga 15 Marsi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja takim me dyer të mbyllura me qeverinë dhe PD
Pak ditë nga 15 Marsi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja takim me dyer të mbyllura me qeverinë dhe PD
4 MARS 2020
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga afatin zyrtar të miratimit të reformës zgjedhore në Parlament që është 15 Marsi, drejtuesit e ambasadave të rëndësishme në vend, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, OSBE-së, Gjermanisë dhe vendeve te tjera te BE-së kërkojnë të dinë nga përfaqësuesit politikë progresin e bërë deri më tani.
Mësohet se në këto momente, trupa e diplomatëve po zhvillon takim me dyer të mbyllura në një nga hotelet e njohura në kryeqytet. Pjesë e trupës janë përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHB-së , OSBE-së dhe ODIHR-it, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.
Dje, maxhoranca dhe opozita jashtëparlamentare ranë dakort për financimin e partive në fushta elektorale që do të jetë 66 përqind nga shteti dhe 34 përqind nga privati.
Gazeta Sot