Pak orë nga tubimi i Metës, Yuri Kim fton në takim Bashën
Pak orë nga tubimi i Metës, Yuri Kim fton në takim Bashën
Pak orë nga nisja e tubimit të presidentit Ilir Meta, ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka ftuar në një drekë pune, kryedemokratin Lulzim Basha.
2 Mars 2020
Pak orë nga nisja e tubimit “për Besëlidhje” të presidentit Ilir Meta, ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka ftuar në një drekë pune, kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi vjen një ditë pasi Basha konfirmoi se do të jetë në shesh në mbështetje të Metës, ndonëse pak ditë më parë Report Tv mësoi se në rolin e tij si lider i opozitës ai urdhëroi organizimin e strukturave për pjesëmarrje pasive në mbështetje të presidentit.
Urdhri i Bashës pasoi takimin që ai pati në presidencë me Metën, kur ky i fundit i kërkoi të mbledhë 10 mijë njerëz për tubimin e atij anti-qeveritar.
Pak ditë më parë, ambasada e SHBA-së në Shqipëri këshilloi qytetarët e saj që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta e 2 marsit, e organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Selia diplomatike u kërkoi qytetarëve të saj që të bëjnë kujdes dhe tw shmangin çdo incident.
m.v./Shqiptarja.com