Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund të krijojë tensione sociale
29 Shkurt 2024
… mund të ndikojnë negativisht stabilitetin ekonomik dhe më pas tronditin sigurinë në të gjithë rajonin. … duke çuar potencialisht në trazira sociale dhe jostabilitet politik.
Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen e popullsisë dhe emigrimin e lartë të të rinjve, përveç ndikimit negativ në tregjet e punës dhe cilësisë së demokracisë, mund të bëhet shkak edhe për destabilitet të përgjithshëm, vë në dukje një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon. Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore.
Por në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ikja e trurit është shfaqur si një nga çështjet më të rëndësishme përkatësisht 41% dhe 27% të të anketuarve që e kanë theksuar atë si një problem kritik, me rritje nga viti i kaluar. Ekspertët e KRB-se vënë në dukje se, kjo tendencë, veçanërisht në Shqipëri, mund të lidhet me valët e reja të migracionit dhe një rritje e kërkesave për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Bosnje dhe Hercegovinë, 29% e të anketuarve identifikojnë ikjen e trurit si çështja e tretë më urgjente, që tregon një rritje prej 8 pikësh nga viti 2022.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që koordinon Nismën e Berlinit vë në dukje se plakja e popullsisë kontribuon në një sfidë demografike, duke ndikuar negativisht tregjet e punës, produktivitetin ekonomik, dhe sistemet e mirëqenies sociale. Largimi i të rinjve dhe sidomos atyre me aftësi rrit pabarazitë në të ardhura, punësim dhe zhvillim të infrastrukturës dhe mund të bëhen shkaqe për tensione të mundshme sociale. Ikja e vazhdueshme e trurit dhe migrimi i fuqisë punëtore nga rajoni përfaqësojnë çështje urgjente që duhen zgjidhur, pasi mund të ndikojnë negativisht stabilitetin ekonomik dhe më pas tronditin sigurinë në të gjithë rajonin.
Emigrimi i punonjësve të kualifikuar dhe i talenteve të rinj mund të vazhdojë nëse mundësitë dhe perspektivat ekonomike për rritje dhe zhvillim mbeten të kufizuara vë në dukje KRB. Ekspertët e sigurisë në Rajon theksojnë se, sfidat ekonomike të paadresuara do të kenë ndikim shkatërrues në strukturën sociale. Vështirësitë ekonomike mund të tensionojnë kohezionin social, të përkeqësojnë pabarazinë dhe të nxisin pakënaqësinë, duke çuar potencialisht në trazira sociale dhe jostabiliteti politik.
Rënia e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve ka të ngjarë të nxisë bizneset që të kërkojë zëvendësimin e fuqisë punëtore, gjë që do të ndërlikojë më tej tensionet e brendshme, analizojnë ekspertët e sigurisë. Ata bëjnë thirrje se, adresimi i sfidave ekonomike mund ta bëjë Rajonin më të sigurt./Monitor

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që koordinon Nismën e Berlinit vë në dukje se plakja e popullsisë kontribuon në një sfidë demografike, duke ndikuar negativisht tregjet e punës, produktivitetin ekonomik, dhe sistemet e mirëqenies sociale. Largimi i të rinjve dhe sidomos atyre me aftësi rrit pabarazitë në të ardhura, punësim dhe zhvillim të infrastrukturës dhe mund të bëhen shkaqe për tensione të mundshme sociale. Ikja e vazhdueshme e trurit dhe migrimi i fuqisë punëtore nga rajoni përfaqësojnë çështje urgjente që duhen zgjidhur, pasi

Nga OraNews