Paketa anti-shpifje, Ceka: Si do bëjë kryeministri me tifozët që thërrasin ‘Rama ik’, do të mbyllë stadiumin?

16/12/2019

Neritan Ceka tha në emisionin se ky ligji për anti-shpifjen  nuk e bën dallimin e krimit nga shkelja. Arkeologu Ceka solli rastin kur tifozët në stadium brohorasin “Rama ik!”

Neritan Ceka: Si do ta dallojmë krimin nga shkelja. Në këtë rast është një ligj i ndërtuar keq. Unë do ti bëj pyetjen: Po mirë si do t’ja bëjë ky me ata të stadiumit? Kur i thonë Rama ik! Është një ofendim. Do ti vejë hekurat stadiumit, do ta mbyllë stadiumin?!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/