“Paketa antishpifje”, eurodeputeti: Shqipëria rrezikon Presidencën e OSBE. –
“Paketa antishpifje”, eurodeputeti: Shqipëria rrezikon Presidencën e OSBE. –
17 dhjetor 2019
Reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, ka reaguar në lidhje me paketën “antishpifje” për median on-line, të cilën maxhoranca pret ta kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
Me një shënim në “Twitter”, Lega thotë se nëse Parlamenti miraton këtë paktë, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht të komprometojë kryesimin e OSBE-së, por edhe negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Në reagimin e tij, Lega nënvizon faktin se rezistenca e Partisë Demokratike është e shumëpritur përballë kësaj strategjie të qeverisë Rama.
“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, -shkruan ai.
Gazeta Dita.