“Paketa e maleve” me 1 euro, nxitje për vëllavrasje në veri
5 Tetor 2024
Nga: Ilir Vata
Veriu nuk e njeh ligjin 7501, edhe se ne 91 këshilla pluralist ndërmorën hapin ligjor për ndarjen e tokës sipas ligjit.
Qytetarët në të gjithë veriun, e ndanë tokën sipas kufijve të vjetër, trashëgimisë së pa prekur për 600 vite që kur në ato toka, kalonte Skënderbeu.
Edhe sot, kur ligji 7501 ka bërë kërdinë, ka vjedhur prona, i ka mbivendosur ato pronë mbi pronë, ka sjell konflikt social dhe ka sjellë viktima, ka kaluar në një stad tjetër të pronësisë në bazë të këtij ligji.
Ligji 7501, ishte një ligj, që kishte tipare sociale kur erdhi në fuqi, i jepte të gjithë atyre që kanë punuar në NB dhe kooperativa 2 dynym për frymë e sipas zonave ai zbriste në 750 m.
Në aspektin social, ky ligj ishte i pranueshme sepse reformë agrare bëri Zogu dhe diktatura, por post-diktatura, la një ligj në fuqi që vrau të drejtën e pronarëve dhe la hapur zinxhirin e vjedhjes së pronave, ku politikanë dhe kriminel u bënë pronarë, pa patur agjë, vetëm krimin me vete.
Pasi në këto 34 vite u vodh e gjithë toka e pronarëve, u pushtua bregdeti, tani krimi-politika duan t’i ngjiten maleve, por gabojnë?
Atje, është vendi ku ata nuk kanë vend, do priten me traditë. Atje rron kanuni i Lekë Dukagjinit.
Edhe Bizanti, nuk arriti të shtrihej në veri, kur vendi ra në pushtimin e saj. As perandoria turke nuk e zotëroi veriun, as regjime të mëvonshme, as vetë diktaturë, e jo me post-diktatura.
Veriu nuk e njeh ligjin 7501, as Shabani, Artanin dhe Ramën, ata njohin pronën e trashëguar dhe askush nuk ua prek.
Çdo centimetër është më pronarë, kojritë, zabelet, stanet janë me fise dhe askush nuk mund të hyjë me 1 euro të qeverisë Çdo cenim rrit një konflikt, hasmëri, madje dhe qëndresë krahinore.
Shteti ka vetëm pyjet jashtë territoreve të zonave të banuara, majat e maleve që nuk hasen nga qytetarët, të tjerat janë të atyre.
Qeveria armiqësore pas provokimit për ndarje e fes të bektashinjve nga mysliman, provokon dhe veriun në dasi dhe hasmëri
Projektligji, është si ai i diktaturës në 45, edhe po të zbatohet do jetë jetëshkurtër dhe do ketë viktima.Veriu është i lënë në harresë nga qeveria, s’ka rrugë, s’ka shërbime sociale, nuk ka njerëz, por në këtë dështim të madhe, qeveria fut luftën në veri, vëllavrasjen.
Ajo çfarë ndodhi në Shqipërinë e mesme dhe në jug nuk ndodh në veri. Veriu nuk e njeh cungimin e lirisë së pronës. Veriu, njeh kufijtë e trashëgimisë, çdo rast që hynë qeveria provokon për konflikt si diktatura e Enver Hoxhës, ka pasoja.
Gazeta Sot