Paketa për krizën energjetike, Ibrahimaj: – Merr parasysh edhe rritjen çmimeve.
Paketa për krizën energjetike, Ibrahimaj: Merr parasysh edhe rritjen çmimeve.
– 6 Tetor, 2021
Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje për paketën që pritet të prezantohet lidhur me situatën e krizës enegjitike në vend.
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha më herët se kreu i qeverisë Edi Rama ka ngritur një grup pune dhe brenda javës do të prezantohen masat e reja,me qëllim për të mbrojtur qytetarët.
E pyetur nga gazetarët, Ibrahimaj tha se paketa merr parasysh si efektet direket dhe ato indirekte.
“Paketa do të marrë parasysh efektet e rritjes së çmimit. Paketa po merr parasysh edhe efektet e raundit të dytë. Në Shqipëri nuk është përcjellë ende rritje e çmimit. Ne jemi duke vëzhguar. Paketa e cila do të prezantohet do të marrë parasysh si efektet direket dhe ato indirekte. Kjo nuk asnjë korrelacion ekonomik me projektin e amnistisë fiskale.
Ministrja e Energjitikës është duke punuar me kompanitë në varësi të saj që të bëjë një planifikim sa më të qartë. Në një dalje brenda kësaj jave do të merrni informacion mbi të gjitha nevojat dhe masat që do të marrim me qëllim që të përballojmë këtë krizë që do të impaktojë jo vetëm në buxhetin e këtij viti, por dhe në atë të vitit 2022,” u shpreh ministrja.
g.v/abcnews.al