29 Korrik 2023

Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka komentuar debatet e zhvilluara për zgjedhjet që do të mbahen për kryetarin e ri të PD.

Në një status në Facebook, deputeti Sula shprehet se në demokraci shumica vendos dhe pakica është ajo që zbaton vullnetin e shumicës.

Gjithashtu shton se ata që pretendojnë se deklarata e grupit parlamentar të PD është qëndrim individual, ndoshta janë ende me udhëtimet që u mundëson Kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit.

Reagimi i Dashnor Sules

Në demokraci, shumica vendos, pakica zbaton vullnetin e shumicës.

Po lexoj një pakicë të pakicës së pakicës që pretendon se deklarata e Grupit Parlamentar të PD është qëndrim individual. Me siguri flasin për veten e tyre që pasi thonë nuk ndjekin fenomenin e “unit”, bëjnë ekzaktësisht atë që kanë kundërshtuar.

-Mbase janë ende me udhëtimet që u mundëson kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Them këtë se më bën përshtypje se asnjë nga këta flamurtarë, kur Parlament diskutohej një nga aferat më flagrante që gllabëron paratë e shqiptarëve dhe grupi i PD nxirrte fakte dhe ia dorëzonte fajtorët drejtësisë, këta flamurtarë nuk dukeshin në horizont. Nuk dinin cfarë bënte grupi.

Kur në Parlament kalonte ligji për kanabisin dhe grupi e kundërshtonte, ndonjë nga këta flamurtarë nuk dukej asgjëkundi sepse elbete donte të bëhej kryetar komisioni që të reagonte. A thu se opozita bëhet vetëm duke patur poste. (E kanë shembull nga modeli që ndjekin).

Kur në parlament diskutohej ligji që detyron studentët e mjeksisë të punojne në Shqipëri dhe ne si Grup Parlamentar e kundërshtonim, ndonjë flamurtar mendonte sesi të kthehej në atë postin e vet partiak dhe jo të mbronte interesin e të rinjve që u privohen të drejtat dhe liritë.

-Vendim i Grupit Parlamentarë do të thotë vendi i shumicës së grupit.

Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë.