Pakti Berisha-Bardhi, kreu i LZHK-së: – Unë dhe disa kolegë të mitë mendojmë se ka ardhur koha të hapim një shteg të ri opozitar
13 Shkurt 2024
Gazment Bardhi është bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës për karrige. Kështu u shpreh në një intervistë televizive Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi.
“Nuk është çudi që nesër të dalin përsëri nëpër llogore të tjera. Opozita shqiptare duhet të hyjë me alternativa të tjera, duhet të hapë debat të brendshëm brenda vetes. Nuk mund të bëjmë më teatër me qytetarët e Shqipërisë.”
“Unë dhe disa kolegë të mitë mendojmë se ka ardhur koha të hapim një shteg të ri opozitar. S’mund të vazhdojmë më me këtë llogore. Ka ardhur dita që opozita të mos jetë më pas individëve por brenda një platforme politike, jo e imja por e shumë zotërinjve të tjerë. Unë jam për të hyrë në parlament.”
Gazeta Sot