28 Janar 2025

Gazetari, Sami Neza i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se qeveria e Shqipërisë nuk është aq e papërfshirë ose aq e pafajshme nëse përfshihet në çështjen e palestinezëve për të ardhur në vendin tonë.

Neza: Është hera e parë që unë nuk mendoj se lajme të tilla janë të futura në zonën e ‘Fake News’ apo të shashkave.

Ka një konspiracion në këtë histori.

Konspiracioni është plotësisht i mbështetur në gjithë pjesën përpara të detajeve që sapo përmendi një pjesë të tyre Dritani por edhe Kulluri tha disa prej këtyre gjërave të cilat na çojnë në përfundimin se diçka është përfolur.

Diçka është komentuar, është bërë një analizë dhe po përgatitet diçka drejt një ‘output’.

Unë mendoj se Shqipëria në këtë histori nuk është aq ose qeveria e Shqipërisë nuk është aq e papërfshirë ose edhe nuk është aq e pafajshme nëse përfshihet.

Kam frikë se kryeministri ynë ka dy momente të cilat bëjnë atë të pranojë çfarëdolloj marrëveshje apo konstrukti për marrëveshje të tilla.