![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/10/Edi-Paloka.jpg?fit=800%2C453&ssl=1)
Paloka bën reagimin e fortë: Erion Veliajt i shpëtoi sot goja. Ja si e nxori zbuluar planin e kryeministrit Rama për zgjedhjet e ardhshme
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/10/Edi-Paloka.jpg?resize=478%2C271&ssl=1)
Edi Paloka
Paloka bën reagimin e fortë: Erion Veliajt i shpëtoi sot goja. Ja si e nxori zbuluar planin e kryeministrit Rama për zgjedhjet e ardhshme
24 TETOR 2020
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se PD në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë e përçarë në 5 parti.
Ai thotë se Veliajt sot i ka shpëtuar goja dhe ka nxjerrë zbuluar planin e Ramës për të krijuar ”parti të djathta” pasi ka frikë nga humbja.
“Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen…
Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!
Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do përfundojnë”, shkruan Paloka.
Ndërsa Veliaj u shpreh më parë:
”Hera e parë në histori që PS futet e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS. Kjo është hera e parë që pala tjetër, del e përçarë në 5 parti. Do i numëroni, gjatë ditëve që vijnë, 5 parti nga pala tjetër. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, imagjinoni të qeverisin shtëpitë tonë.”
Gazeta Sot