![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/800-0-63375705c2d5e.png?fit=800%2C404&ssl=1)
Pamje apokaliptike: – U zhduk një lagje e tërë nga uragani në SHBA
1 Tetor 2022
Lagjia Fort Myers Beach, në Florida, është shkatërruar tërësisht nga uragani Ian. Videoja e shpërndarë nga Bobby Pratt nga qyteti tregon mbeturinat e hedhura kudo dhe ndërtesat e kthyera në grumbuj rrënojash. Varkat janë përplasur në breg. Fornt Myers është një nga disa ishuj në Florida jugperëndimore që u goditën më rëndë nga Ian-i.
Guvernatori Ron DeSantis tha të enjten se rrjeti elektrik për qarqet Lee dhe Charlotte ka të ngjarë të duhet të ndërtohet nga e para, pasi nuk funksionojnë. Ndërkohë, më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa ekziston frika se numri mund të jetë shumë më i lartë.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore.
Gazeta Sot