Pamje dramatike sot ne mengjes/ Një i vdekur, dy të zhdukur dhe qindra të bllokuar në Greqi. Cikloni ndryshon drejtim, nga u tërhoq dhe ku pritet të godasë
Pamje dramatike sot ne mengjes/ Një i vdekur, dy të zhdukur dhe qindra të bllokuar në Greqi. Cikloni ndryshon drejtim, nga u tërhoq dhe ku pritet të godasë
19 shtator 2020
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur si pasojë e uraganit që ka përfshirë Greqinë.
Mediat vendase bëjnë me dije se stuhia sub-tropikale “Ianos”, ka përfshirë brigjet e Greqisë Perëndimore.
Si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një e moshuar në zonën e Farsalas afër Larisas dhe dy të tjerë janë shpallur të zhdukur në zonën e Kardicas.
Ndër të tjera bëhet me dije se shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona.
Ndërkohë, 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi, ndërsa evakuimet nga forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar përgjatë gjithë natës.
Nderkohe, harta e re qe publikojne mediat greke, referuar ores 07:00 te mengjesit te sotem tregon se stuhia eshte transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, qe duket më i vogël, ka prekur pjesen e Parnassos.
Fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr.
Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në Evijën juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania deri ne Egjeun qendror.
G. Dita