Pamje rrënqethëse nga spitali i Tetovës. – Nuk duhej të ishte vënë në punë, tragjedia u paralajmërua
Pamje rrënqethëse nga spitali i Tetovës. – Nuk duhej të ishte vënë në punë, tragjedia u paralajmërua
8 shtator 2021
pamje rrënqethëse nga spitali i Tetovës. Nuk duhej të ishte vënë në punë, tragjedia u paralajmërua
40 minuta kanë mjaftuar për të shkaktuar dhjetra viktima në spitalin COVID të Tetovës.
Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, viktimat e shkrumbuara nga flakët, trupat e të cilëve ishin mbuluar me një çarçaf të bardhë ndërsa nxirreshin jashtë godinës.
Nuk dihet ende numri ekzakt i personave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi, pasi pritet një noftim zyrtar nga Policia, por flitet për rreth 16 të vdekur dhe 9 të plagosur.
Dëshmitarët thonë se mjekët bënë çdo përpjekje për të evakuuar pacientët dhe i nxorën nga ndërtesa e djegur në shtretër dhe karrige me rrota.
Ky spital, siç u raportua më parë nga mediat vendase, kishte probleme në ndërtim dhe nuk duhej të ishte vënë në përdorim.
Gjerësisht, më 15 prill të këtij viti, në media doli lajmi se spitali në Tetovë kishte probleme dhe se kompania kontraktore duhet që të ndërhynte.
Kështu informonte mediat atëherë drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi.
Vërejtjet i referoheshin disa gabimeve infrastrukturore. Kompania “Brako” ishte paguar tashmë për shumicën e instalimit të spitaleve dhe pajisjet e tyre, duke marrë 3.62 milion euro.
Pas konstatimit të problemeve, kompania “Brako”, e cila është pranë qeverisë, u tha mediave se ata e kishin kryer punën e tyre dhe se nuk kishin konstatuar asnjë problem.
Gazeta Dita