Pamje të pabesueshme/ Shqiptarët futen në “arkivol” metalik për të shkuar në Britani
Pamje të pabesueshme/ Shqiptarët futen në “arkivol” metalik për të shkuar në Britani
15 Qershor 2020
Një 20-vjeçar është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy personave në Mbretërinë e Bashkuar duke i fshehur nën dyshemenë e kamionit.
I arrestuari është Stefan-Gabriel Bucur, me kombësi nga Rumania, ndërsa dënimi për të është dhënë nga gjykata e Kurorës në Canterbury.
Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në hyrje të Dover Eastern Docks rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt.
Mësohet se dy burrat që i riu po përpiqej të kalonte ilegalisht në Britanisë e Madhe ishin me origjinë shqiptare.
Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare Martin Coates tha: “Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë arkivol si kosh. U desh oficerëve më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe për të hequr bordet. Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore”.
Gazeta Shqip