Pamjet e vrasjes së Artan Santos. – Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja
30 Janar 2023
Ish-shefi i policisë Erzen Breçani i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania i tha gazetarit Artan Hoxhës se pamjet e vrasjes së Artan Santos para se të ia dorëzonte atij ia dha policisë edhe pse gazetari ia kishte kërkuar.
Hoxha i përgjigj se bëri gabim që ia dha policisë pasi autori sot e kësaj dite ende nuk është kapur. Gazetari theksoi se po ti kishte pamjet do i kishte publikuar.
Erzen Breçani- Artan Hoxhës: Ti mi ke kërkuar kamerat edhe atë ditë që u vra Artan Santos, por ja dërgova policisë para pastaj ti kam dhënë ty.
Artan Hoxha: Gabim ke bërë duhet të mi kishe dhënë mua para, se autori nuk është kapur ende. Pamjet do i kishim publikuar më parë.
Gazeta Sot