Pamjet me dron nga Shkodra nën ujë/ Bardh Spahia: Rama do të paguaje më 25 prill faturën e braktisjes

12 shkurt 2021

Duke publikuar pamje me drogë nga zonat e përmbytur e Shkodrës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardha Spahia tha se kryeministri Edi Rama do ta paguajë braktisjen e kësaj zone në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër”- thekson ai.

Reagimi:

FATURA E BRAKTISJES SE SHKODRES DO PAGUHET ME 25 PRILL!

Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!

Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike.

Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill!

Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore!

Gazeta Panorama