![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/07/gjermani-1-433x300-1.jpg?fit=433%2C300&ssl=1)
Pamjet nga ajri të përmbytjeve në Gjermani, deri tani mbi 120 persona kanë humbur jetën. – Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur
Pamjet nga ajri të përmbytjeve në Gjermani, deri tani mbi 120 persona kanë humbur jetën. – Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur
16 korrik 2021
Si pasojë e përmbytjeve në Gjermani numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 120, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Reshjet rekord të shiut në Evropën veri-perëndimore bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre, duke shkatërruar rajonin.
Shtetet gjermane të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Ëestphalia ishin më të goditurat, raporton BBC.
Së fundi po qarkullon edhe një video e realizuar nga helikopteri teksa shihen dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në qytetin Erftstadt, jug-perëndim të Kolnit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimit të klimës.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu do të sillte impulse të reshjeve ekstreme të tilla si ky.