Pamjet nga ajri të vullkanit “Mauna Loa”, hera e parë që shpërthen që nga viti 1984.
30 Nentor 2022
Pamjet mahnitëse të marra nga një helikopter kanë kapur pamje nga afër të vullkanit Mauna Loa në Hawaii duke shpërthyer.
Është hera e parë që vullkani ka shpërthyer që nga viti 1984, duke shënuar fundin e periudhës më të gjatë të qetë të Mauna Loas.
Shpërthimi filloi të dielën rreth orës 23:30 sipas Observatorit të Vullkanit të Hawait.
“Shpërthimi i Zonës Rift Verilindore të Mauna Loa vazhdon, me disa çarje dhe rrjedha llave aktive,” tha të martën Shërbimi Gjeologjik i SHBA, por vuri në dukje se “asnjë pronë nuk është në rrezik aktualisht”.
Guvernatori i Hawait, David Ige, shkroi në Twitter se ishulli Hawaii – ku ndodhet Mauna Loa – “është i hapur për vizitorët dhe është e sigurt për të parë vullkanin nga një distancë”.
Gazeta Panorama