Panairi i Shën Lleshit , Tiranë.
12 Korik 2024
Nga: Gazmend Bakiu
Kjo foto është bërë nga im atë kur ishte shumë i ri.
Në anën e pasme shkruhet: “Edit. H. Baki & Djemt. (Foto A. Baki).” Pra, im atë Ali Bakiu.
Rezulton se kartolina është blerë nga zoti Kroft, i cili nga Tirana ia dërgoi madame Maria Ricca Barbe, në Torino, më 13.08.1936.
Meqenëse bota e qytetëruar nuk shkatërron dhe nuk hedh thuajse asgjë, unë pata fatin ta riblej kartolinën e udhëtuar, pas 80 vitesh, në Itali.
Mirëpo cilin pazar në Tiranë na paraqet resmja?!
Sigurisht nuk është Pazari i Vjetër, që u shkatërrua për ndërtimin e Pallatit të Kulturës dhe as Pazari i Ri, i ndërtuar më 1931, sepse do të dalloheshin ndërtesat.
E ballafaquar me foto të tjera, rezulton se ky është Pazari, apo më saktë Panairi sezonal i Shën Lleshit, që zhvillohej në periferi të Tiranës, në fund të majit deri në fillim të qershorit të çdo viti. Panairi mbahej në patronazhin e teqesë së Kubatëve, që ishte aty ku është sot Pallati me kolona i Kolevicës, përballë Bankës.
Histori të vjetra të Tiranës tonë, të masakruar.
Huazuar nga FB – Gazmend Bakiu