![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/09/800-0-5f63b76995eed.jpg?fit=800%2C451&ssl=1)
Pandeli Majko jashtë kamerave: – Ja çfarë më tha kur e pyeta se ku ndryshon Rama me Fatos Nanon
Pandeli Majko jashtë kamerave: – Ja çfarë më tha kur e pyeta se ku ndryshon Rama me Fatos Nanon
17 SHTATOR 2020
Gazetari Ilir Kadia ka treguar një moment interesant nga politika shqiptare ndër vite. Në ditëlindjen e Fatos Nanos, Kadia ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, një bisedë me Majkon në studion e BBC mbi ndryshimin mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.
Postimi i gazetarit
Majko,Nano dhe Rama! E pyeta Pandeli Majkon, jashtë mikrofonit, por në studion e BBC-së 10 vjet më parë, se cili ishte ndryshimi mes Nanos kryetar partie dhe Edi Ramës tani kryetar i PS. Më tha se do më jepte të njëjtën përgjigje që i kish dhënë Edi Ramës, kur i kish bërë të njëjtën pyetje. “I thashë Ramës”,- tha Majko,- se “Nano ishte një fëmijë me sjellje djallëzore,ndërsa ti je një djall me sjellje fëminore!” Dhe qeshte Majko atëherë!
Gazeta Sot