Pandemia e Covid-19 do të marrë fund në këtë muaj. – Shkencëtari italian jep lajmin e shumëpritur.
Pandemia e Covid-19 do të marrë fund në këtë muaj. – Shkencëtari italian jep lajmin e shumëpritur.
13 JANAR 2022
Mateo Bassetti, kreu i Sëmundjeve Infektive në Spitalin San Martino, në Xhenova, ka pohuar se pandemia do të marrë fund në prill ose maj dhe se njerëzit nuk do të kenë nevojë të mbajnë më maskat.
Bassetti parashikoi gjithashtu se “deri në fund të pranverës, 95% e popullsisë së vendit do të jetë vaksinuar dhe më shumë se 50% e italianëve do të kenë kaluar virusin”.
Numri i viktimave nga koronavirusi vazhdon të shënojë rritje në Itali. Vendi ka regjistruar 313 viktima në 24 orë dhe 196.224 raste, shkruan the local Italy.
Për herë të parë pas disa ditësh, numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv ka shënuar rënie. Gjithsej, 17309 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spital.
Gazeya Sot