Panik në kufirin me Kazakistanin, rreth 100 mijë rusë dynden drejt vendit fqinj per t’iu shmangur rekrutimit në luftë
27 Shtator 2022
Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur u shpall mobilizimi i pjesshëm i ushtrisë ruse pothuajse një javë më parë.
Sipas agjencisë Interfax, rreth 98,000 qytetarë rusë kanë hyrë vetëm në Kazakistan që nga 21 shtatori, njoftoi të martën departamenti i migracionit i Ministrisë së Brendshme të Kazakistanit.
Më shumë se 8,000 rusë morën një numër personal identifikimi, i cili është një parakusht për regjistrimin dhe hapjen e llogarive bankare në vendin e Azisë Qendrore.
Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të dërgojë rreth 300,000 rezervistë për të mbajtur territoret e pushtuara pas një sërë humbjesh të pësuar nga ushtria ruse në Ukrainë. Prandaj ai urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të mërkurën e kaluar, gjë që shkaktoi panik tek shumë rusë.