
Panik në rrugë nga tërmeti 7.2 ballë që goditi këtë shtet. – Lëkundjet e fuqishme zgjatën më shumë se 1 minutë, të gjithë zbarkojnë jashtë banesave dhe braktisin automjetet

Panik në rrugë nga tërmeti 7.2 ballë që goditi këtë shtet.
27 MAJ 2022
Një tërmet i fortë (magnitudë 7.2) goditi Perunë jugore, pranë kufirit me Bolivinë. Mediat lokale dhe ndërkombëtare për momentin nuk raportojnë për dëme apo të lënduar.
Tërmeti u regjistrua në orën 7.02 (14.02 me orën europiane) nga Instituti i Gjeofizikës së Perusë (Igp), me epiqendër 20 kilometra në veri-lindje të Ayaviri, Melgar (provinca e Puno) dhe në një thellësi prej 240 kilometrash.
Gjatë lëkundjeve të fuqishme, që zgjatën thuajse një minutë, popullsia doli në rrugët.
Tërmeti shkaktoi skena paniku në qytetet e mëdha qendrore jugore si Cusco, Moquega, Tacna, Apurimac dhe Arequipa.
Pamjet e publikuara tregojnë se njerëzit braktisin në rrugë makinat dhe mjetet e tjera deri sa përfunduan lëkundjet.
Peruja ndodhet në zonën e njohur si “Unaza e zjarrit të Paqësorit”, ku regjistrohet afërsisht 85% e aktivitetit sizmik botëror.

Panik në rrugë nga tërmeti 7.2 ballë që goditi këtë shtet.
Gazeta Sot