![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2024/03/800-0-ccf0926b04f5677e3ba20c9a4b273ecb.jpg?fit=800%2C450&ssl=1)
Papa Françesku nuk merr pjesë në ceremoninë e të “Premtes së Mirë”. – Vatikani jep njoftimin e rëndësishëm
31 Mars 2024
Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë ‘Rruga e Kryqit’ te Koloseu në Romë për të “ruajtur shëndetin e tij” përpara Pashkëve, ka njoftuar Vatikani.
Papa, 87 vjeç, pritej të udhëhiqte “Udhën e Kryeqit”, por para fillimit u njoftua se ai po ndiqte procesionin nga shtëpia e tij në Vatikan.
“Për të ruajtur shëndetin e tij në funksion të vigjiljes nesër dhe meshës të dielën e Pashkëve, Papa Françesku do të ndjekë Via Crucis në Koloseum këtë mbrëmje nga Casa Santa Marta”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.
Papa ishte shfaqur në formë të mirë më herët gjatë ditës për një liturgji të së Premtes së Mirë në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kujtojmë se ai nuk udhëhoqi as ceremoninë e vitit të kaluar për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë në Romë.