Papa për shqiptarët: Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë. –
Papa për shqiptarët: Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë
– 27/11/19
Sekretari Kardinal i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, në emër të Papa Françeskut, ka dërguar një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.
Në telegramin drejtuar presidentit Ilir Meta, Kardinali Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.
Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.
“Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull të cilin unë e dua aq shumë”, thuhet në letrën e ngushëllimit./
Gazeta Liberale