(Pa)përgjegjësia civile e Nëpunësit të Shtetit.
Nga: Klodi Stralla
Përgjegjësia civile e Nëpunësit të Shtetit.
Sot u informuam se Shteti shqiptar u detyrua nga Gjykata e Strasburgut të dëmshpërblejë me 13 milion euro pronarët e një pallati në Vlorë, të shëmbur me tritol nga qeveria Rama, pak vite më parë, ende pa ardhur mirë në pushtet.
Ky nuk është rasti i vetëm kur Shteti shqiptar (ne taksapaguesit e tij) detyrohemi të paguajmë paaftësitë, dashakeqësitë, korupsionin apo kapriçiot e nëpunësve tanë, qofshin të zgjedhur apo të emëruar në detyra të ndryshme publike. Janë me qindra rastet e pushimeve të paligjëshme nga puna, të gjobëvenieve arbitrare, të lejeve të ndërtimit apo tenderave koruptivë, ku Shteti shqiptar detyrohet të dëmshpërbleje të dëmtuarit, që e kanë fituar të drejtën e tyre në gjykata, me vendime të formës të prerë.
Ka ardhur koha, bile jemi shumë të vonuar, që të vendoset sa më parë një ligj për “Përgjegjësinë civile” të nëpunësit të shtetit, sipas të cilit ata të detyrohen t’i paguajnë nga “xhepi” i tyre dëmet që u shkaktojnë të tretëve, me sjelljen e tyre në detyrën që u është ngarkuar, dhe jo të paguajë shteti (taksapaguesit) paaftësinë, korupsionin apo dashakeqësinë e tyre.
Nëse kjo do të bëhet, do të minimizohen shumë arbitraritetet në punën e tyre dhe do të kursehen edhe taksat e qytetarëve.