“Paqja me kushtet e Putin-it do të jetë një ftesë për luftën e ardhshme”, ministrja e Jashtme gjermane nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Në rastin më të keq…
“Paqja me kushtet e Putin-it do të jetë një ftesë për luftën e ardhshme”, ministrja e Jashtme gjermane nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Në rastin më të keq…
SHKRUAR NGA SOT.COM.AL
1 MAJ 2022
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shprehet e bindur se një marrëveshje paqeje në Kremlin do të sjellë një luftë të re në Evropë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta gjermane Bild, duke cituar intervistën me zyrtaren gjermane.
Kryediplomatja saktësoi se ishte Putin-i, i cili shkatërroi rendin paqësor të Perëndimit.
“Qëllimi ynë, paqja është për popullin e Ukrainës, për veten dhe fëmijët tanë. Nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e luftës, por me sigurinë e lirisë së jetës. Por rendi paqësor që njihnim në Evropë është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme nga Putin-i”, deklaroi ajo për gazetën gjermane.
Sipas saj, autoritetet gjermane nuk do të mund të mbështeten më në premtimet e Putin-it. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndihmojmë Ukrainën të zmbrapsë pushtimin brutal dhe të mbrohet nga sulmet e ardhshme, tha ministrja.
“Armëpushimi mund të jetë vetëm hapi i parë. Është e qartë për ne se sanksionet mund të hiqen vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj. Paqja në kushtet e diktuara nga Rusia nuk do të sjellë siguri për Ukrainën apo ne në Evropë. Në rastin më të keq, do të jetë një ftesë për luftën e ardhshme edhe më afër kufijve tanë”, shtoi kryediplomatja gjermane.
Gazeta Sot