Paraardhësit tanë nuk ishin të gjithë njësoj
Paraardhësit tanë nuk ishin të gjithë njësoj
Nëntor 2020
Disi jemi të prirë që t’i paramendojmë paraardhësit e racës njerëzore si të gjithë, pak a shumë, të njëjtë, me të njëjtën madhësi dhe lartësi, por dëshmitë e reja tani tregojnë se, sikur edhe sot, njerëzit që jetonin 2 milionë vjet më parë, manifestonin një gamë të gjerë të gjatësisë, peshës dhe karakteristikave fizike. Kjo pikëpamje tani mbështetet më shumë sesa shpjegimi se, gjetjet e ndryshme të fosileve, iu takonin nën-specieve të ndryshme të paraardhësve tanë.
Dr. Jay Stock nga Universiteti i Kembrixhit thotë se diversifikimi i njerëzve kishte filluar shumë herët, kështu që, sikur ne sot që kemi njerëz të pamjeve dhe përmasave të ndryshme, edhe rreth 2 milionë vjet më parë e njëjta gjë mund të thuhej për paraardhësit tanë. Studimi, i cili ishte i pari pas dy dekadave që krahasoi madhësitë trupore të njerëzve parahistorikë, përfshinte matjen e fosileve të gjetura në Keni, Afrikë të jugut dhe Gjeorgji.