Parada e Krenarisë. – Ministrja e Norvegjisë u nxjerr gjoksin të pranishmëve pas marrjes së çmimit
30 Qershor 2024
Në Norvegji, Oslo Pride u zhvillua ditët e fundit me shumë ngjarje në qendër të kryeqytetit. Aktiviteti vendosi të shpërblejë ministren e Kulturës dhe Barazisë, Lubna Jaffery. Ministrja e re që mori detyrën një vit më parë, mori çmimin “Gay Mom 2024”.
“Mama” është një emërtim që zakonisht u jepet personaliteteve që mbrojnë publikisht të drejtat e komunitetit LGBTI dhe gjithashtu konsiderohen “idhuj” nga vetë ata.
“Unë e vlerësoj shumë marrjen e këtij çmimi këtë vit këtu në Oslo Pride. Është një nder i madh”, tha Jaffery.
Madje, ajo vendosi ta çojë një hap më tej falënderimet e saj, pasi në atë moment shihet në video teksa ngre këmishën dhe i tregon gjoksin publikut. Ky i fundit e duartroket.
“Është e rëndësishme që të gjithë të ndihen të lirë. Nëse doni të meritoni një nder të tillë, duhet të jepni shpirtin tuaj dhe të mos e merrni veten kaq seriozisht”, tha ajo.
Kryeministri Jonas Gar Stere tha se ishte diçka shumë mirë që ministrja e Kulturës zgjodhi të tregojë gjoksin e saj në publik në një event.
“Lubna është një person me vetëbesim, me shpirt të lirë dhe i mrekullueshëm që ndjek me entuziazëm ngjarjet kulturore në të gjithë vendin. Kështu ka qenë edhe dje në Oslo dhe mendoj se kjo që ka bërë është absolutisht mirë!”, thotë kryeministri.
Joachim Aadland, kreu i Pride, i tha një gazete lokale:
“Mendoj se është mirë që kemi një ministre që i jep të gjitha dhe nuk ka frikë të dalë pak përpara. Nuk e kam përjetuar kurrë ovacionin që ajo mori në dhjetë vitet që kemi pasur Krenarinë. Pra, është e qartë se publiku e vlerësoi veprimin e Lubnës”.
Nga OraNews