Paralajmërimi i fortë i Escobar, reagon Sali Berisha: – Ftoj Lulzim Bashën…
Paralajmërimi i fortë i Escobar, reagon Sali Berisha: – Ftoj Lulzim Bashën…
10 Dhjetor 2021
Pavarësisht mesazheve të forta të Zv.ndihmës Sekretarit të DASH, Gabriel Escobar se PD do të ketë pasoja në rast se Sali Berisha merr drejtimin e saj, ish-lideri historik i Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme me anë të një videokonference
Sali Berisha ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga organizimi i Kuvendit Kombëtar i 11 dhjetorit, madje ai ka ftuar Lulzim Bashën dhe deputetet e PD-së për të qenë pjesë në këtë organizim. ”
“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, delegatë të rithemelimit të historisë tonë, me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin, të jeni nesër të pranishëm. Të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD-së. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë politike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve. Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë, shqiptarët në tërësi. Të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin. Natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që ju e shihni vetë.
Unë ftoj të themi dhe kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD-së, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD-së, të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në Kuvendin e rithemelimit. Ky Kuvend është për të gjithë demokratët. Mungesa nuk i përjashton ata nga kontributet në Partinë Demokratike në të ardhmen. Ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të cilët kanë mbështetur lëvizjen ose jo, të vijnë nesër në “Air Albania” për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë, rivendosjen e pluralizmit dhe rithemelimin e Partisë Demokratike.
Për delegatët duhet që të marrin me vete kartën e identitetit dhe kartën e Partisë Demokratike., ndërsa për simpatizantët që nuk janë delegatë dokumente të tilla nuk janë të domosdoshme”, tha Berisha.
Gazeta Panorama