Paralajmërimi i frikshëm i avokatit Idajet Beqiri: – Jo vetëm arrestime në Shqipëri, do të ketë edhe vrasje! – Nuk do ta dorëzojnë aq kollaj…
Paralajmërimi i frikshëm i avokatit Idajet Beqiri: Jo vetëm arrestime në Shqipëri, do të ketë edhe vrasje! Nuk do ta dorëzojnë aq kollaj…
10 KORRIK 2021
Paralajmërimi i frikshëm i avokatit Idajet Beqiri: Jo vetëm
Avokat Idajet Beqiri i tha se kjo është një kohë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Deri sa drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet e bëra nga ‘të fortët’ tha Beqiri, do të ketë përplasje të forta që do të çojnë deri në vrasje mes tyre.
“Ditë për ditë do të dëgjojmë hetime dhe arrestime. Steka të jeni të bindur që do të ngrihet dhe do të shkojë tek ata që i kanë bërë dëmet më të mëdha këtij vendi. Por kjo do një farë kohe. Do të pastrohet policia, prokuroria, gjykatat. Tani askush nuk guxon më të mbrojë kriminelët, secili po ruan kokën e tij.
Një krim i shëmtuar që ka ndodhur përgjatë këtyre kohëve në vend, është se një pjesë të madhe të pasurisë politikane dhe njerëz të korruptuar i kanë shpërndarë jo vetëm te familjarë, por edhe te shokët. Por këta të fundit duke qenë se janë joshur nga shumat marramendëse, tani mendojnë se e kanë të tyren. Për këtë kanë nisur konfliktet aq të rënda sa dhe vrasje do të ketë mes tyre. Sepse nuk do të dorëzojë pasurinë. Në këtë drejtim do të ketë konflikte të rënda”, u shpreh Beqiri në Dritare TV.
Nga Gazeta Sot