– Paralajmërimi i frikshëm i epidemiologut amerikan: – Njerëzimi të përgatitet për një pandemi më të keqe!

27 nentor 2020

Epidemiologu amerikan Michael Osterholm,  ne një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

Ai e dha këtë intervistë me rastin e botimit të librit të tij në Itali, me titull “Armiku më i keq – Si të fitojmë betejën kundër sëmundjeve infektive dhe epidemive”.

Lidhur me pandeminë e koronavirusit, Osterholm pretendon: “Ne kemi një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se kërkimi dhe puna e vaksinave po ecën shumë shpejt, shumë më shpejt sesa imagjinonim. Tani duhet të presim për procesin e miratimit, duhet të punojmë në proceset e prodhimit dhe shpërndarjes dhe pastaj mund t’ua japim atyre njerëzve, dhe unë jam i sigurt që kjo do të ketë një ndikim të madh në pandeminë. Lajmi i keq, sidoqoftë, është se duhet të presim akoma. Unë nuk mendoj se do të shohim vaksina para tremujorit të dytë ose të tretë të vitit 2021.”

Por në intervistën e tij, shkencëtari amerikan zbulon se njerëzimi do të duhet të presë për një pandemi të tretë, e cila do të jetë krejtësisht e ndryshme dhe shumë më e keqe.

Ai thotë: “Nuk mund të them me siguri nëse pandemia tjetër do të jetë më e madhe se kjo, por padyshim që do të jetë më keq. Nëse do të ishte e ngjashme me atë të vitit 1918, për shembull, do të prekte njerëzit e moshës 18 deri 30 vjeç dhe për këtë arsye gjithçka do të ishte ndryshe. Unë me të vërtetë shpresoj që pandemia e ardhshme të mos na kapë të papërgatitur.”

Ndërsa më tej shton: “Ne patjetër që kemi nevojë për një nivel shumë më të lartë të gatishmërisë. Për virusin e ardhshëm duhet të dimë paraprakisht se çfarë lloj vaksinash duhet të zhvillojmë dhe si t’i prodhojmë ato më shpejt dhe më mirë. E njëjta gjë vlen edhe për zinxhirin e furnizimit.

Nga Gazeta Panorama