Paralajmërimi i Italisë: – Nëse nuk ndalojmë Putin, pushtimi i ardhshëm do të jetë një vend Europian
Paralajmërimi i Italisë: – Nëse nuk ndalojmë Putin, pushtimi i ardhshëm do të jetë një vend Europian
Nga Alba Kepi
28 Shkurt 202210
Një notë informative e Ministrisë së Jashtme Italiane udhëzon qytetarët italianë në Ukrainë të rikthehen në atdhe, ndërsa kreu i saj Luigi Di Maio, apelon për më shumë diplomaci, ndryshe, thotë ai, pushtimi i rradhës do të jetë një vend europian.
Qeveria italiane e gjithë autoritetet më të larta të sigurisë e mbrojtes së territorit kombëtar janë në gatishmëri të plotë e aktive, në qasjen ndaj luftës në Ukrainë.
Brenda pak orësh ekzekutivi i Draghit është mbledhur dy herë me axhendë pune mbi situatën në vend, e cila prodhoi një draft ligjor me masa të menjëhershme veprimi në ndihmën ndaj popullit ukrainas. Por pa harruar dhe qëndrimin e Italisë në linjë të plotë me vendet e Bashkimit Europian ndaj sanksionve të rrepta ndaj Ukrainës, sic qe dhe ai i sistemit Swift.
Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka mbledhur Këshillin Suprem të Mbrojtes në Parlamentin italian ka referuar gjatë orëve të fundit Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Italia u bë ndër fuqitë e para europiane që mbylli hapësirën ajrore me Federatën ruse e gjatë ditës së sotme, Ministria e Jashtme ka udhëruar evakuimin e rreth 2000 shtetasve italianë që ndodhen në Ukrainë. Ajo ka rekomanduar qytetarët e saj të mbërrijnë në Itali përmes tranzitit me vendet e tjera duke informuar se janë aktivë fluturimet përmes kompanive ajore që tranzitojnë në Stamboll, Dubai. Doha e Abu Dhabi. Ndërsa në rrugë tokësore janë të disponueshme autobuzë nga San Pietroburgu, drejt Tallin e Estonia.
Në një komunikim mediatik, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio i ka krahasura të rinjtë që po vriten në Ukrainë me të rinjt e Berlinit, Romës, Parisit. “Nëse nuk ndalim Putin me diplomaci por dhe me sanksione, pushtimi i rradhës do të jetë një vend europian. Qytetarët ukrainas kanë të drejtë të hyjnë në Bashkimin Europian e në Nato, në mënyrë demokratike e jo me frikën e tankeve,” tha ai.
Mbi rezultatin e negociatave që priten sot të mbahen mes Ukrainës e Rusisë, kreu i diplomacisë italiane kërkon dialog të vërtetë e të besueshëm. “Nëse Putin i kërkon Zelenskyt të ulet në tavolinë si humbës duke lëshuar një territor ukrainas, këto nuk janë negociata por provokime”, tha ai.
Ministri i Jashtëm Italian ka informuar se Bashkimi Europian do të financoj dhënien e armëve për civilët e ushtarakët ukrainas kundër pushtuesve rusë.
Nëse mbi sanksionet e Bashkimit Europian, ai u shpreh se “nuk ka ndodhur më parë të jepen sanksione më të rënda. Po përpiqemi të bllokojmë Rusinë të rifinancoj monedhën e saj.”
“Alternativa e sanksionve është Lufta e Tretë Botërore që askush nuk e uron, u shpreh Di Maio.
“Të gjithë liderët perëndimor kanë provuar të negociojnë me Putin, por vuri në lojë të gjithë e kur ndodh kjo, humbet besueshmërinë ndërkombëtare”, tha ai.
Pergatiti Nga Alba Kepi