Paralajmërimi i OBSH: – Përgatituni për valën e tretë të COVID19 në fillim të 2021, të ndiqet shembulli i Koresë së Jugut
Paralajmërimi i OBSH: – Përgatituni për valën e tretë të COVID19 në fillim të 2021, të ndiqet shembulli i Koresë së Jugut
22 NËNTOR 2020
Edhe pse ndodhemi në kulmin e valës së dytë të COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon një valë të tretë të pandemisë në vitin 2021, nëse autoritetet dështojnë në izolimin e rasteve.
Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësuesi i OBSH, David Nabarro, i cili tha se qeveritë duhet të kishin marrë masat. “Ata (qeveritë), nuk ndërtuan infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë valën e parë nën kontroll. Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Nabarro, i cili garoi në vitin 2017 për tu bërë drejtor i OBSH, por pa sukses, raporton Reuters.
Evropa ishte në qetësi për pak kohë pasi kurba e infektimeve u ulë, por tani po rritet sërish. Gjermani dhe Franca të shtunën panë një rritje rekord me 33 mijë raste, ndërsa Zvicra dhe Austria kanë mijëra të infektuar çdo ditë, raporton Reuters.
Nabarro përgëzoi përgjigjen e vendeve aziatike si Koreja e Jugut, ku infeksionet tani janë relativisht të ulëta: “Njerëzit janë plotësisht të angazhuar. Ata mbajnë distancën, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara ”, shtoi ai. “Reagimi i Evropës ishte i jo i plotë”./Reuters.
Nga Gazeta Shqip