Paralajmërimi i shkencëtarit britanik: Virusi do jetë përgjithmonë i pranishëm!
Paralajmërimi i shkencëtarit britanik: Virusi do jetë përgjithmonë i pranishëm!
23.08.20
Para disa ditësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë pas dy vitesh.
Për këtë çështje ka folur edhe Mark Walport, shkencëtari britanik për mjekësinë.
Ish-kryekëshilltari shkencor i qeverisë britanike për periudhën 2013-2017 këshillon që nuk është zgjidhje bërja e vaksinës vetëm njëherë.
Sipas tij, koronavirusi do të ekzistojë gjithmonë rreth nesh dhe se zgjidhja e vetme është vaksinimi i popullsisë botërore në intervale të ndryshme kohore.