Paralajmërimi i Zelenskyt për luftë në Ballkan, reagon Presidenti i KiE dhe habit me deklaratën: – Nuk përjashtohet si mundësi
17 Nentor 2023
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar pas një deklarate të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani.
Gjatë një vizite të Michel në kryeqytetin e Kroacisë për bisedime mbi agjendën strategjike të zgjerimit të këtyre vendeve, me kryeministrat e vendit pritës të Maltës, Polonisë dhe Italisë, ai është ndalur dhe tek deklarata e presidentit ukrainas.
I pyetur nëse sheh një kërcënim të Rusisë për një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor për të larguar vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, siç dhe Zelenskiy deklaroi, Michel tha se nuk përjashtohet.
“Nuk mund të përjashtojmë tundimet e Rusisë apo edhe të tjerëve që të përpiqen të ndërhyjnë, të përpiqen të ndikojnë dhe kjo është arsyeja pse jemi absolutisht të bindur se përparimi në rrugën e BE-së është vërtet i rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për t’u siguruar që ky rajon do të jetë paqësor”, theksoi ai.
Gazeta Sot