Paralajmërimi: – Me ato që ndodhen në fushatë, Shqipëria do e ketë të vështirë të bindë kritikët e BE
Paralajmërimi: – Me ato që ndodhen në fushatë, Shqipëria do e ketë të vështirë të bindë kritikët e BE
5 MAJ 2021,
Dr. Johanna Deimel, një analiste e pavarur gjermane, teksa analizon zgjedhjet në Shqipëri dhe fitoren e Ramës, thotë se referuar atyre që ndodhen, Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë të bindë kritikët e BE.
Deimel ka deklaruar për DW, se në tërësi brenda vetë BE atmosfera nuk është patjetër pozitive lidhur me zgjerimin.
“Me ato që ndodhën rreth zgjedhjeve, nuk është bërë më e lehtë për Shqipërinë të bindë kritikët brenda BE. Në tërësi brenda vetë BE atmosfera nuk është patjetër pozitive lidhur me zgjerimin, për ta formuluar me kujdes. E nuk duhet shumë që të rrezikohet miratimi i negociuar me aq mundim për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë mirë fjalët e qarta të përfaqësuesit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe komisionerit të zgjerimit, Oliver Varhelyi. “Të gjithë forcat politike, duhet si rezultat i këtyre zgjedhjeve të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit. Kjo përfshin edhe përgjegjësinë për ndjekjen e parimit demokratik të respektimit të rezultatit.” Sfidat e këtij mandati kërkojnë fuqi veprimi, politikë të përgjegjshme dhe aftësi për kompromis. Pasojat e tërmetit janë ende të rënda dhe pandemia është një sfidë e jashtëzakonshme. Sipas të gjitha gjasave të paktën parlamenti po rikthehet sërish në normalitet. Për hapa të tjerë në drejtim të BE-së Edi Rama ka nevojë për mbështetjen e opozitës.”, shprehet Deimel.
Kujtojmë se gjatë fushatës u shënuan disa incidente, ku më i rëndi ishte vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga grupet e mbrojtjes së votës së PD.
Gazeta Shqip