Paralajmërimi nga profesori amerikan: – Serbia aleat i fortë ruso-kinez, Vuçiç po ndërton me shpejtësi ushtrinë e tij
Paralajmërimi nga profesori amerikan: – Serbia aleat i fortë ruso-kinez, Vuçiç po ndërton me shpejtësi ushtrinë e tij
25 MARS 2022
Richard Kremer, bashkëpunëtor dhe profesor në Institutin amerikan për kërkime në politikë të jashtme, u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë duhet të inkurajojnë Serbinë që të fokusohet tek vetja, jo tek fqinjët e saj. Ai ka shkruar për Foreign Policy, se ka ardhur koha që të themi hapur çfarë është Republika e Serbisë. “Serbia është një aleat i fortë rus dhe kinez i drejtuar nga një qeveri gjysmë autoritare që ndjek në mënyrë proaktive zgjerimin territorial ideologjikisht irredentist në Ballkanin Perëndimor. Serbia e sotme paraqet një kërcënim për sigurinë rajonale dhe transatlantike.
Nën Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiç, qeveria serbe po ndërton me shpejtësi ushtrinë e saj, duke mbështetur hapur provokatorët ultranacionalistë në shtetet fqinje, duke forcuar lidhjet e Beogradit me Moskën dhe duke konsoliduar partneritetet me Republikën Popullore të Kinës (PRC)”, tha ai.
Sipas Kremer si një pjesë përbërëse e përpjekjeve të saj për të aktualizuar ideologjinë e “Serbisë së Madhe”, udhëheqja e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe Rusisë bashkëpunojnë ngushtë dhe në harmoni me homologët e tyre politikë, duke shtuar se pa një ndryshim të rëndësishëm në orientimin e saj drejt Perëndimit, Serbia do të vazhdojë në një trajektore autoritare në linjë me kundërshtarët e SHBA-së. “Serbia bashkëkohore paraqet një problem për strategët dhe politikëbërësit amerikanë dhe evropianë.
Një Serbi vërtetë demokratike dhe me orientim euroatlantik u kërkua nga Brukseli dhe Uashingtoni. Megjithatë, dekada pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe ndërhyrjeve të Organizatës e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në vitet 1990, shumica e serbëve refuzojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe janë indiferentë ndaj Bashkimit Evropian (BE). Rrjedhimisht, SHBA-të dhe aleatët e saj demokratikë në Evropë janë më pak të aftë të përdorin anëtarësimet e ardhshme si një mjet për integrimin transatlantik.