Parashikimi i frikshëm i Stephen Hawking: – “Mund t’i japë fund racës njerëzore…”
6 Maji 2023
Stephen Hawking studioi gjatë gjithë jetës së tij të paarritshmen, ligjet që qeverisin universin. Sipas të ndjerit hapësira dhe koha kanë një fillim dhe një fund në Big Bang dhe vrimat e zeza, përkatësisht. Ky njeri, në lidhje me inteligjencën artificiale, pati deklaruar prerë se:
Ajo mund t’i japë fund racës njerëzore.
“Short answers to big questions” quhet libri që doli në dritë disa muaj pas vdekjes së tij, në vitin 2018. Shkencëtari hartoi një listë çështjesh, nga evolucioni teknologjik deri te krijimi i universit. Në mes tyre ishte edhe inteligjenca artificiale, në kohën kur debati për rrezikun e saj ishte ende larg. Stephen pati thënë se:
Ne mund të përballemi me një shpërthim inteligjence që përfundimisht rezulton në makineri, inteligjenca e të cilave e kalon tonën me më shumë sesa e jona inteligjencën e kërmijve.
Këto fjalë marrin edhe më shumë kuptim kur kombinohen me deklaratat që ai dha në një intervistë për BBC, në vitin 2014, kur nuk ngurroi të thotë se:
Zhvillimi i një Inteligjence Artificiale të plotë mund të nënkuptojë fundin e racës njerëzore.
Gazeta Sot