Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, kur pritet të ketë reshje shiu

24 TETOR 2021

Jemi në kulmin e vjeshtës dhe kjo do të vërehet edhe këtë javë. Përgjithësisht moti do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.

Reshje shiu me intensitet mesatar, pritet të ketë edhe të premten.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten.

Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë. Valëzimi i dete i forcës 3 deri 4 ballë.

Gazeta Sot