Parashikimi i motit për ditën e sotme, mësoni se si do të ndryshojnë temperaturat në të gjithë vendin

24 SHKURT 2020

Ditën e sotme pritet që të jetë një mot i mirë dhe pa reshje shiu.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat maksimale do të shënohen në vendet e ulëta 17 gradë celsius, ndërsa temperaturat minimale në vendet malore 3 gradë celsius.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 16 °C

në vendet e ulëta: 4 / 17 °C

në vendet malore: 3 / 14 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Gazeta Sot.