Paratë e “Cosa Nostra”. – Zbardhet dokumenti që ngre dyshime për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj
9 Shkurt 2023
Nga Gazeta Sot
Shqipëria konsiderohet parajsë për pastrimin e parave të krimit të organizuar. Vitet e fundit, ka gjetur mjedis të përshtatshëm edhe mafia e niveleve të larta ndërkombëtare. Implikimi i biznesmenit Rezart Taçi në transferimin e parave të Cosa Nostra-s, zbuloi 1 vit më parë fijet që të çonin drejt politikanëve të niveleve të larta.
Këto dyshime të ngritura në formën e akuzës, çelën një debat politik që opozita e la në mes dhe nuk hulumtoi më tej. Inside Story, ka siguruar dokumentet ku flitet për zëvendësryeministrin shqiptar në dosjen e prokurorisë antimafia. Në faqet 40 dhe 41 të dosjes zbulohet një përgjim ku Fabio Petrucela, i ngarkuari për transferimin e parave që mendohet se i përkisnin bosit të ndjerë Toto Rina, komunikon me partneren
Në 18 tetor 2021, Petruzzela duke folur me partneren, shfaqej besimplotë pasi bashkëpunëtorët e tij kishin arritur deri tek kryemisnitri dhe se nuk rezultonte që llogaria të ishte sekuestruar.
Në fakt, këtu ka një lapsus pasi fjala ishte për numrin dy të qeverisë dhe jo për kryeministrin. Kjo sqarohet më poshtë në dosjen hetimore. Arben AHmetajn mori detyrën në Shtator të vitit 2021, ndërkohë, biseda mes mafiozëve është bërë në 18 tetor 2021.
Në vijim të bisedës, Petruzzella sqaronte mirë se ndërhyrja që Rezart Taçi priste nga ana e kryeministrit, i referohej në fakt zëvendkryeministrit nga i cili drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave pretendonte konfirmimin në detyrën e tij në këmbim të zhbllokimit të parave të Zummo-s.
Pra, përgjimet tregojnë se në pazarin për transfertën e mafias dyshohet se janë implikuar të tjerë zyrtarë të niveleve të larta.
Atje është gjithçka e bërë, ka thënë ky maskarai…ky…drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave që ka pretenduar nga kryeministri…nga zëvendëskryeministri ti thotë që do të rikonfirmohet në detyrë…Ti thotë këtë dhe ai dy orë më pas do të firmosë dokumentin e zhbllokimit.
Pavarësisht këtyre përgjimeve, në fund prokuroria çoi në gjykatë për akuzën e pastrimit të parave vetëm biznesmenin Taçi dhe njerëzit e tij. Edhe pse në përgjime përmendej zëvendëskryeministri dhe dretori i parandalimit të pastrimit të parave, me sa duket ndaj tyre nuk janë kryer veprime shtesë hetimore.
Inside Story