“Parku i mbretërve”, zbulohen relieve shkëmbore 2700-vjeçare në Irakun verior
18 Tetor 2022
iraku zbulon një park monumental arkeologjik me gdhendje të lashta 2700-vjeçare nga sundimi i asirianëve. Relievet shkëmborë në Faida përshkruajnë mbretërit duke iu lutur perëndive.
Autoritetet irakiane kanë zbuluar një “Park arkeologjik” me gdhendje 2700-vjeçare nga sundimi i asirianëve, ku përshkruhen mbretërit duke iu lutur perëndive.
13 relieve monumentale të gdhendura në shkëmb u prenë në muret e një kanali vaditës që shtrihet për rreth 10 kilometra në Faida, në Irakun verior.
Panelet, me përmasa pesë metra të gjera dhe dy metra të larta, datojnë nga mbretërimi i Sargonit II (721-705 p.e.s) dhe djalit të tij Senakeribit.
“Ndoshta në të ardhmen do të zbulohen të tjera”, tha Bekas Brefkany, nga departamenti i antikiteteve në Dohuk, në rajonin verior autonom të Kurdistanit të Irakut.
Faida është i pari nga pesë parqet që autoritetet rajonale shpresojnë të zbulojnë, pjesë e një projekti që synon të jetë “një atraksion turistik dhe një burim të ardhurash”, shtoi Brefkany.
Gdhendjet u zbuluan gjatë disa gërmimeve të viteve të fundit, nga arkeologë nga Kurdistani dhe Universiteti italian i Udines.
Vitin e kaluar, profesori i arkeologjisë së Lindjes së Afërt, Daniele Morandi Bonacossi, tha se asnjë reliev shkëmbor i zbuluar deri më tani nuk ka qenë kaq “i madh dhe monumental”.
Iraku ishte vendlindja e disa prej qyteteve më të hershme në botë. Ashtu si për asirianët, dikur ishte shtëpia e sumerëve dhe babilonasve, dhe ndër shembujt e parë të shkrimit të njerëzimit.
Nga Besmira Pelushaj