“Partia nuk është një vendim gjykate”: – Situata brenda selisë blu, Bamir Topi: Basha është shumë larg Berishës
“Partia nuk është një vendim gjykate”: – Situata brenda selisë blu, Bamir Topi: Basha është shumë larg Berishës
14 NËNTOR 2021
Bamir Topi theksoi se Basha është produkt i Berishës, dhe fakti që ish-kryeministri ka marrë foltoren e po mbush sallat, është një betejë e humbur për Bashën.
“Partia nuk është një vendim gjykate”/ Situata brenda
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Shpallja “non grada” e Berishës nga Amerika, shënoi edhe prishjen e marrëdhënies Berisha-Basha, e për këtë ish-presidenti tha, “Berisha ka patur dhe mesa duket e ka ruajtur një marrëdhënie dhe një kontratë me demokratët dhe kjo po vërtetohet, ndërkohë Basha ka bërë një kontratë me Berishën dhe jo me demokratët”.
Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi theksoi se Basha është produkt i Berishës, dhe fakti që ish-kryeministri ka marrë foltoren e po mbush sallat, është një betejë e humbur për Bashën.
“Basha duket se po ruan vulën dhe një vendim gjykate, por partia nuk është një vendim gjykate. Gabimi i Bashës është se nuk doli që në momentin e parë, dhe në këtë mënyrë hap pas hapi e dizenjoi fundin e vet politik”, tha Topi.
Bamir Topi sqaroi se kuvendi që do të mblidhet më datë 11 dhjetor nuk do të jetë për të përjashtuar Bashën, por për të ristrukturuar rregullat statutore. “Bëhet pjesa që nuk do të prek individualisht Bashën e më pas do të futet në proces”, tha ai duke shtuar se Basha është në një distancë të madhe nga Berisha.
Gazeta Sot