Partizanët pushkatojnë fëmijë në fshatin e Kërçovës, Novoselë.
Partizanët pushkatojnë fëmijë në fshatin e Kërçovës, Novoselë.
Nga: Safet Hyseni.
Nga Libri: Varret massive ne Kercove dhe rrethine, te autorit Safet Hyseni.
Në fshatin e Kërçovës Novoselë qysh në të kaluarën ka ekzistuar shkolla fillore. Në kohën e Serbit të parë (SKS) ka pasur 12 nxënës që krahasuar me disa vite pas “çlirimit” (ripushtimit partizano-çetnik) ky numër përgjysmohet. Në atë kohë ka dhënë mësim njëfarë mësuesi me emrin Milenko dhe i ka rrahur rregullisht nxënësit kur i ka dëgjuar të flasin shqip mes veti. Kjo ka zgjatur deri sa në këto anë erdhi mësuesi Mafmut Dumani nga Shqipëria. E kaluar ka qenë shumë e hidhur për Novosellin dhe banorët e tij. Me shpërthimin e Luftës së Dytë botërore kufiri në mes të Shqipërisë dhe Bullgarisë vendoset shumë afër këtij fshati. Në fshatrat që kanë qenë në administrimin e Qeverisë së Shqipërisë janë organizuar Njësitet e Ballit Kombëtar dhe ato Partizane por të Ballit kanë qenë shumë masive në krahasim me ato partizane. Derisa Njësitet e Ballit kanë qenë të pastra shqiptare Njësitet partizane janë përbërë nga serb, bullgar dhe shqiptarë por për fat të keq gjithherë janë udhëhequr nga aktivist me prejardhje sllave. Të gjithë fshatarët gjatë kësaj Lufte kanë qenë me çetat e Mefail Shehut udhëheqësit të Ballit Kombëtar në këto anë. Fshatarët jo vetëm që e kanë përkrahur por edhe janë rekrutuar si luftëtarë në komandën e tij.
Nga Novoselli si luftëtarë më aktiv kanë qenë Baki Halili, Medin Zenku, Sali Ramadani dhe Shaqir Tafa familjet e të cilëve më në fund e pësojnë mizorisht. “Dallimi në mes pushtetit të mëparshëm atij serb dhe shqiptar ka qenë shumë i madh, derisa njëri vriste, plaçkiste rend e pa rend tjetri solli liri të vërtetë si në të folur dhe shprehur por, organizojë edhe polici vendase nga shqiptarë dhe hapi shkollat në gjuhën shqipe. Nuk kishte njeri që të mos e donte këtë rregull, dhe ishte krejt normale që t’i përgjigjeshe thirrjes së Mefail Shehut. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që shqiptarët u radhitën në çetat e Ballit Kombëtar dhe aspak nuk zmbrapseshin. Pastaj xha Mefaili ka qenë i shquar për urtësi, bujari, drejtësi dhe trimëri.
“Çlirimtarët” partizan pushkatojnë fëmijë
Në vjeshtën e vitit ’44 nga kufiri bullgar që ishte vendosur rreth 5 km në lindje të fshatit, dy herë depërtuan forcat partizane dhe që të dy herët vranë banorë të fshatit të paarmatosur dhe dogjën shtëpi. Herën e parë depërtuan kah fundi i shtatorit dhe shumë afër fshatit i morën dhe i pushkatuan;
Halil Halilin dhe
Fehim Tafën dy fshatarë të ri që nuk i kishin mbushur akoma nga 27 vjet. Halili posa ishte kthyer nga kampi i përqendrimit gjerman dhe akoma nuk ishte çmallur me familjen e tij. Ata nuk u kënaqën me pushkatimin por dogjën edhe shtëpitë e familjarëve të vrarë. Me këtë rast pasi nuk e gjetën bashkëluftëtarin e Mefailit Baki Halilin i dogjën shtëpinë bashkë me shtëpinë e Mehdi Tafës dhe të Halil Halilit.
Me paraqitjen e forcave të ballit partizanët ikën por pas lanë një egërsi dhe çmendi të paparë me çka fshatarët i bindën edhe më shumë që të bashkohen përreth forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar. Luftëtarët e ballit me të dëgjuar për këtë masakër organizuan sulmin dhe arrijnë që të ndeshen në fshatrat e Poreqes ku partizanët pësojnë humbje të mëdha në luftëtarë dhe teknikë. Ata mezi arrin që të shpëtojnë duke ikur pa komandë në shumë drejtime. Që nga ai moment Mefail Shehu caktojë një çetë prej 12 vetash që të ruajnë pjesën lindore në çdo kohë. Por lufta morri hov dhe më 28 nëntor 1944 për të dytën herë partizanët depërtojnë në fshatin Novosell. Gjysma e banorëve civil të fshatit ikën në drejtim të fshati Kastriot ndërsa gjysma kërkuan strehim te familjet maqedonase duke menduar se do t’i ndihmojnë.
Për dallim të mikpritjes shqiptare familjet maqedonase i dorëzojnë te partizanët që tani tregohen edhe më mizor se herën e parë. Në mungesë të ballistit Baki Halili ata përpara fëmijëve të vegjël pushkatojnë nënën e tyre 35 vjeçare;
Shemshedije Halili. Bashkë me Shemshedijen si dhe Rabije Veselin 38 vjeçare.
Egërsinë më të madhe partizanët e tregojnë ndaj familjes së Izerit për shkak të Sali Ramadanit që ishte një luftëtar në çetat e Ballit i cili është vrarë në Luftën e Sremit i rekrutuar me dhunë.
Me këtë rast partizanët pushkatojnë;
Tamane Ramadani 28 vjeçare,
Shefije Ramadani 27 vjeçare,
Selime Ramadani 27 vjeçare,
Ismail Ramadani fëmijë i moshës 5 vjeçare dhe
Sefer Ramadani fëmijë i moshës 4 vjeçare.
Kjo hakmarrje primitive tronditi të gjithë rrethin por jo edhe kriminelët “çlirimtar” të cilët vazhduan me vrasje djegie e pushkatime në ditët e ardhshme. Të nesërmen më 29 nëntor në mes të fshatit pushkatojnë edhe pleqtë;
Sadik Halilin 60 vjeçar,
Islam Ramadani 55 vjeçar,
Baftir Arsllani 60 vjeçar si dhe nënën e Kurtishit gruan e Demirit rreth 55 vjeçare.
Disa muaj pas pushkatimeve filluan burgosjet e fshatarëve ku nga ky fshat u burgosën;
Baki Halili,
Arif Halili,
Ramazan Asani,
Shaqir Tafa dhe
Fazli Elezi.
Fazli Elezi ndërron jetë qysh natën e parë në burg nga torturat në moshën 40 vjeçare.