Pas 2.400 vitesh, zbulohet anija e mbytur më e vjetër në bote. –
Pas 2.400 vitesh, zbulohet anija e mbytur më e vjetër në bote. –
Anija më e vjetër në botë e mbytur dhe e padëmtuar është zbuluar në fund të Detit të Zi.
Anija tregtare greke 22 metra është gjetur së bashku me direkun e saj, timonin dhe lopatat vozitëse pas më shumë se 2.400 vitesh.
Ajo u gjet gjetur 2 km nën sipërfaqe, raporton Daily Mail.
Një nëndetëse e kontrolluar nga larg nga shkencëtarët britanikë, zbuloi anijen që shtrihej rreth 80 km larg bregut të Bullgarisë.
Anija ndodhej thellë në Detin e Zi ku uji është anoksik (pa oksigjen), që mund të ruajë materialin organik për mijëra vjet